Telegrafi

Sejdiu nuk ua ka frikën kërcënimeve nga jashtë

Njëkohësisht, presidenti Sejdiu ka thënë se, TMK-ja do të jetë bërthama e forcës së ardhshme të sigurisë së Kosovës dhe ka shprehur gatishmërinë e tij ndaj udhëheqësisë së kësaj trupe, në rrugën drejt krijimit të partneritetit të fuqishëm me NATO-n.

"Natyrisht, ne i kemi ofruar mbështetjen në këtë rast këtij mekanizmi të rëndësishëm të Kosovës në ecjen e mëtejshme në transformim dhe rrugën që do të kenë para vetes në ndërtimin e Forcës së Re të Kosovës mbi bazën të parimeve të propozuar nga presidenti Ahtisaari, mbi bazë të kritereve të NATO-s dhe mbi bazë të ambicies sonë që të jemi partnere i mirë në NATO dhe të anëtarësuar në NATO, në një periudhë shumë të afërt kohore", ka thënë Sejdiu.

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, tha se këto trupa janë të gatshme që në koordinim me institucionet e Kosovës dhe faktorin ndërkombëtarë, të marrin përgjegjësitë e plota në rrafshin e sigurisë. "Misioni i TMK-së është civil mirëpo, ne jemi të gatshëm t’i marrim të gjitha përgjegjësitë në rrafshin e sigurisë nëse kërkohet nga ne, në radhë të parë nga institucionet e Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare", deklaroi Selimi.