Telegrafi

Sejdiu: Nuk ka asnjë rrezik që Kosova të ndahet

Sejdiu gjithashtu tha se autoritetet kosovare me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, do të bëjnë projekte zhvillimore për t’i joshur serbët e veriut që ta kuptojnë realitetin e krijuar me shpalljen e pavarësisë.

Sipas presidentit Sejdiu nuk ka asnjë rrezik që Kosova të ndahet, sepse kjo siç thotë ai “do të sillte një situatë shumë të rrezikshme për rajonin”.

Ai po ashtu tha se është i gatshëm të takohet me udhëheqësit e Serbisë për të biseduar çështje të interesit të përbashkët të dy vendeve sovrane, por asnjëherë për tema që prekin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Duke komentuar faktin se në Kosovë veprojnë UNMIK u dhe EULEX i dhe nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara Presidenti Sejdiu tha se Kosovës nuk i duhen dy misione ndërkombëtare, por beson se as bashkësisë ndërkombëtare nuk i duhen dy misione.

"Misioni i UNMIK ut është në perëndim të mandatit të tij dhe mund të them se megjithë gjatësinë kohore, ka qenë një mision i suksesshëm sepse ka ndikuar që të bëhen procese jashtëzakonisht pozitive në Kosovë", vlerësoi Sejdiu, por theksoi se ka ardhur koha që ky mision të përmbyllet. /bbc/telegrafi/