Telegrafi

Sejdiu, nuk ftohet në Forumin Ekonomik Rajonal të Evropës Juglindore

Sejdiu nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e këtij forumi që organizohet nën patronazhin e presidentit të Maqedonisë, Branko Cërvenovski.

Kabineti i presidentit Cërvenkovski i ka thënë agjencive të lajmeve në Maqedoni se nuk qëndron faji tek institucioni i tyre për mosftesën e presidentit të Kosovës, por sipas tyre, Kosova nuk është pjesë e këtij forumi dhe kësaj nisme, e cila që pesë vjet me radhë organizohet në rajonin e Evropës Juglindore nga organizata “Revikon”, një nismë joqeveritare që përbëhet nga personalitete të biznesit, akademikë dhe personalitete publike nga rajoni. /ktv/