Site icon Telegrafi

Sejdiu: Nuk dorëzohemi

“Edhe pse tani Prishtina ka pesë pikë epërsi ndaj nesh, skuadra ime në asnjë moment nuk do të dorëzohet, por tani na mbetet që në takimet e në vazhdim të kampionatit të mos gabojmë dhe të shpresojmë edhe te ndonjë gabim i rivalit tonë. Dëshira ime do të ishte që titulli të vendoset në xhiron e fundit, ku përballemi me Prishtinën”, ka deklaruar Sejdiu për SportPlus.

“Mendoj që Prishtina ka orarin më të favorshëm se ne, ngase ata presin Vëllaznimin, e i shkojnë Lirisë, kurse për neve është e kundërta, por pavarësisht kësaj, jam i bindur që gjatë këtyre shtatë xhirove të mbetura edhe ata do të gabojnë diku. Kurse, neve nuk na lejohet më asnjë gabim në vazhdim”, ka potencuar Sejdiu. /Telegrafi/ 

Exit mobile version