Site icon Telegrafi

Sejdiu nga PSD-ja: Nuk duhet të ketë marrëveshje me Serbinë pa njohje

Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se nuk duhet të ketë marrëveshje me Serbinë pa njohje të shtetit të Kosovës.

Sejdiu tha se për PSD-në është shumë e rëndësishme që të jenë bashkë përballë kujtdo që cenon Kosovën.

“Është e rëndësishme që ne të kemi unitet përball kujtdo që e cenon këtë republikë. Dhe kjo është detyrë e jona e shtëpisë… E kemi të qartë historinë tonë që kur kemi qenë bashkë përball Serbisë ja kemi dalë mirë mbanë, kur jemi të ndarë atëherë dalim jo mirë. Për ne e rëndësishme është që në Kuvend të jemi bashkë karshi një sfidë që po na paraqitet. A ka a nuk ka marrëveshje është çështje tjetër, por nuk duhet të ketë marrëveshje pa njohje”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sejdiu duke folur për vizitën e presidentit të Rusisë në Serbi, Vladimir Putin dhe deklaratat atje tha se për të janë të rëndësishme deklaratat e qeveritarëve të Kosovës, e jo çfarë deklaron presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pasi atë e njohin që nga vitet e 90-ta.

“Për dhuratat e deklaratat e Vuçiqit ne nuk merremi me to…”, tha ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version