Telegrafi

Sejdiu: Në vitin 2009 vetëm zgjedhje lokale

"Ka në Kushtetutën e Republikës një dispozitë se zgjedhjet në nivel vendi nuk mund të mbahen para dy vjet kapërcimi të mandatit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës dhe kjo normë është një normë që e determinon procesin legal", ka sqaruar Presidenti Sejdiu në një intervistë për "Kohën Ditore".

Në lidhje me insistimin e opozitës për zgjedhje të reja, presidenti Sejdiu tha se opozita ka të drejtë të shtrojë kërkesa të tilla, por "duhet të mbahen edhe ciklet ligjore në bazë të asaj që është paraparë", tha ai, duke shtuar se nuk e llogarit veten në prezantues të qëndrimit të pozitës nga pozicioni që ka. /qik/telegrafi/