Telegrafi

Sejdiu, mos kryeni auditime për hatër

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu i përgëzoi anëtarët e kësaj shoqate për rezultatet e arritura, për punën e mirë që janë duke e bërë dhe për kontributin e vazhdueshëm që po japin për zhvillimin e shtetit të Kosovës. “Unë mund të them se nga pjesët e mira që Kosova i ka bërë në zhvillimet e saj të përgjithshme është qasja shumëdimensionale në të gjitha segmentet e rëndësishme.

Prandaj, vijoi Presidenti, pavarësisht se ju gëzoni trajtimin apo keni statusin e pavarur, unë them se jeni jetësisht të orientuar që të bëheni pjesë kreative e punës për ecjet, për zhvillimet tona të suksesshme si shtet.

Duke folur më tej për rolin e veçantë të kësaj shoqate, Presidenti Sejdiu tha se nuk mund të ketë raporte të mira të progresit për shtetin tonë, po qe se llogaria e deritashme e jona nuk është e pastër.

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu tha se nëse bëjmë projektet dhe analizat më të mira, në strukturë të mirë të ndërlidhjes me mekanizmat e shtetit, ne do t’ia dalim sikur që ia kemi dalë deri tash.

Presidenti në fjalën e tij tërhoqi vërejtjen se edhe tek auditorët nganjëherë bëhet një auditim i brendshëm apo i përgjithshëm, andaj, për hirë të dikujt apo i shtyrë nga dikush për të dalë llogaria zero- zero në fund, andaj vijoi Presidenti, mos e bëni atë për hatër të askujt, as për hatrin tim, e them tash si President, as për hatër të njerëzve të qeverisë, as njerëzve të institucioneve tjera sepse mashtrohemi keq, dhe s’na del si duhet pastaj ecja tjetër. /telegrafi/