Është detyrim kushtetues që Presidenti i vendit të paktën një herë në vit t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në lidhje me fushëveprimtarinë e tij.
Në bazë të Kushtetutës, presidenti udhëheq me politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit.
Përndryshe në rend dite të seancës së nesërme fillimisht është shqyrtimi i Projektligjit për dhënien e dekoratave nga presidenti i Republikës, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve dhe raporteve të tjera. /rtv21/