Besa e Pejës ka humbur ndeshjen nga Llapi 3:2 edhe pse kishte avantazhin prej dy golave.
Skuadra pejane ka pësuar golin e tretë në minutat e fundit të ndeshjes dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare trajnerit Gani Sejdiu.
Tekniku mitrovicas ka fajësuar repartin e mbrojtjes për këtë humbje, derisa ka thënë se Llapi fitoi me meritë.
“Ashtu si shënuam, ashtu edhe i pranuam golat, ky është realiteti i kësaj fushe”, deklaroi Sejdiu për Super Sport Kosovën pas ndeshjes.
“Ekipi që pretendon titullin, duhet të dijë të menaxhojë rezultatin deri në fund, sidomos mbrojtja që i pranoi dy gola të shpejtë, u treguam jo profesional, nuk e kishim përqendrimin e duhur”.
“E dinim se si do të reagonte Llapi në pjesën e dytë, u treguam ekip i papjekur”, tha ndër të tjera Sejdiu. /Telegrafi/