Telegrafi

Sejdiu: LDK shfrytëzon të vdekurit për të mbijetuar, kurrë nuk deshi ta rrëzojë PDK-në

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, me anë të një postimi në llogarinë e tij ka adresuar një sërë kritikash për LDK-në, meqë thotë se pati rastin ta largojë PDK-në nga pushteti. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Ja postimi i plotë i Dardan Sejdiut.

LDK ishte ne pushtet ne Kosovën e pasluftës plote 13 vite, pra vetëm 3 vite nuk ishte ne qeverisje. Gjate gjithë këtyre viteve kishte ne udhëheqje, mes tjerash, edhe Ministrinë e Drejtësisë, edhe Ministrinë e Punëve te Brendshme.

Çuditërisht, për 13 vite asnjë vrasje politike te pas-luftës nuk ishin ne gjendje as deri ne zyre te prokurorisë te dërgojnë, pra as edhe një rast te vetëm. Interesante kjo për një subjekt qe ne mënyre te përkryer e luajti rolin e viktimës, përderisa gjate gjithë kohës ishte vet ne pushtet, e qe kishte këto dy ministri kyçe. Tutje, ky subjekt kishte plot gojën me akuza kundër “SHIK”-ut por kur subjektet opozitare kërkuan nënshkrimet për hetimin e kësaj organizate, me përjashtim te disave, nënshkrimet e tyre munguan.

Për me shume, ne dy mundësitë qe iu dhëne LDK-se te zbrapste PDK-ne dhe Hashim Thaçin prej pushteti, ne Nentor te vitit 2014 kur pas 6 muajsh iu dorëzua pikërisht PDK-se, dhe javën e kaluar kur ne vend te rrëzimit te Thaçit e kurorëzuan me kolltukun e Presidentit.

LDK është subjekti i cili ka “bllokuar” një pjese te elektoratit me idenë e rrejshme qe ata janë vazhdimësia e një lëvizje paqësore te fillim viteve 90. Ne fakt kjo LDK nuk është / janë / asgjë me shume se një grup qe shfrytëzon te vdekurit për te mbijetuar, krijon imazhe pafuqie duke u fshehur pas PDK-se plote 13 vite, dhe ne fund fare nuk sjelle asnjë ide përveç një koncepti mbi një filozofi për te cilën as edhe një fjale e vetme nuk është ne te shkruar.

Dhe sot, përsëri synojnë te krijojnë/mirëmbajnë këtë imazh duke shfrytëzuar aparatin e dhunës dhe te mediave qe kane kapur se bashku me PDK, ortakun e tyre te kamotshëm” (sic.), ka shkruar Sejdiu.