Site icon Telegrafi

Sejdiu: LDK e VV ia servuan Thaçit dialogun në duar

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese sipas të cilit ekipi negociator është në kundërshtim me kushtetuesen. 

“Tentimin e PSD për të ja dhënë kompentencat dhe fuqinë vendimmarrëse Kuvendit dhe për t’a hequr dialogun nga duart e Hashim Thaçit e sfiduan dy partitë tjera opozitare LDK dhe VV.Sot, Gjykata Kushtetuese ka shpallur Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror në tërësi në shpërputhje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës”

“Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe do të veprojë sipas tij. Rrjedhimisht, nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ.Ne kemi hyrë në Delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenesë ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurfarë rëndësie ligjore”, ka shkruar Sejdiu në Facebook, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, ky proces tani kthehet në duart e Presidentit dhe Kryeministrit.

“Dhe krejt çka thuhet tani e tutje është e thjeshtë, LDK e VV ia servuan Hashim Thaçit dialogun në duar!”, ka shkruar ai.

Exit mobile version