Telegrafi

Sejdiu: Kuvendi t’i merr frerët e dialogut

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, tha pas mbledhjes së Kryesisë se është për keqardhje që kryeministri me seancën e re që e ka thirr ka krijuar një situatë në të cilën Kuvendi nuk mund të diskutojë në rrugën përpara sa i përket dialogut.

“Dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit. Pushteti po bllokon seancën e opozitës, po e pamundëson funksionimin e Kuvendit. Platforma duhet të votohet me dy të tretat, vendi ka nevojë për konsensus. Nuk ka interesim të jepen propozime konkrete-PSD është e vetmja që ka propozime konkrete”, tha Sejdiu.

Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi nuk ka mundësi as kompetencë të flasë për territore.

“Me një platformë nacionale duke e kthyer dialogun në Kuvend, do ta spostojmë presidentin. Rruga e vetme është dialogu në kuvend. Ndërkëmbëz e dobët ajo që e bëri kryeministri me thirrjen e seancës së re”, tha deputeti Sejdiu.

“Kuvendi t’i marr dyzginat e dialogut”, tha ai.