Site icon Telegrafi

Sejdiu kundër dukurive që e dëmtojnë imazhin e sportit kosovar

Presidenti Sejdiu i falënderoi drejtuesit e institucioneve të sportit dhe sportistët e njohur për angazhimin e gjithëmbarshëm për zhvillimin e sportit dhe të frymës së olimpizmit në vend.

Ai gjithashtu u premtoi atyre përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve sidomos në përpjekjet për ndërkombëtarizimin e mëtejmë të sportit kosovar.

Po kështu, presidenti Sejdiu u angazhua për mbarëvajtje të garave sportive në Republikën e Kosovës, si dhe kërkoi eliminimin e të gjitha dukurive negative që e dëmtojnë imazhin e sportit kosovar. /Telegrafi/
 

Exit mobile version