Telegrafi

Sejdiu: Kosova, republikë qeveritare

“Më 2012 Republika e Kosovës, një republikë parlamentare u bë republikë qeveritare”, tha ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së. “Në aspektin e shtetit të së drejtës kemi degradim të theksuar. Këtu një skandal nuk e pret tjetrin, sepse ndodhë menjëherë tjetri i radhës”.

Sipas tij, Qeveria hap universitete jo për edukim, por për ulje të statistikave të papunësisë.

“Në statistika, rinjtë e regjistruar paraqiten si studentë, e jo si të papunë”, thotë ai.

Sejdiu Serbia e përdorë Kosovën për të projektuar progres dhe se rezultatet për të nuk janë të rëndësishme.

“Duke qëndruar Qeveria jonë në dialog, Serbia ec më shpejtë drejtë Evropës”, thotë ai. /Telegrafi/