“Jam në formë të mirë dhe në ndeshjet e kaluara jam angazhuar dhe kam luajtur mjaft mirë. Mirëpo për ndeshjen kundër Prishtinës kryetrajneri Bekim Isufi nuk më ka ftuar fare, dhe kjo është arsyeja pse unë isha në tribuna”, tha Sejdiu, duke mos mohuar fjalët se ka pasur polemika me Isufin pas ndeshjes Hajvalia – Ferronikeli.
“Po, është e vërtetë se jemi fjalosur pasi ai ka dyshuar në mua. Mirëpo, unë nuk jam i vetmi pasi trajneri është fjalosur edhe me Doshlakun”, shtoi ai. Sejdiu nuk brengoset për këtë dhe thotë se do të vazhdojë me stërvitje si më parë. “Unë do të vazhdoj stërvitjet dhe nuk do të ndalem. Fundja unë nuk kam punë me trajnerin, por me kryesinë”, tha Sejdiu. /Zëri/Telegrafi/