Telegrafi

Sejdiu: Jemi të bashkuar rreth çështjes së pavarësisë

"I tillë është edhe vullneti i qytetarëve. Gjithashtu pajtohemi edhe rreth çështjes së integrimeve evropiane. Megjithatë, kur bëhet fjalë për ekonominë dhe çështjet sociale, atëherë ekzistojnë dallimet”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar se shpreson që, procesi i bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës do të kryhet deri më 10 dhjetor dhe ka shtuar se, pushteti në Prishtinë, vetëm disa ditë pas kësaj date, do ta shpallë pavarësinë e Kosovës.