Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se pas dorëheqjes së Haradinajt, rruga ka do të shkojë Kosova janë zgjedhjet e reja parlamentare.
Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se po vërtetohet se Gjykata Speciale është një instrument i padrejtë që po përdoret ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se nëse do të ketë zgjidhje është mirë që të shkohet në zgjedhje në blloqe ideologjike e jo siç ka ndodhur deri më tani.
“Na nevojitet një model tjetër i qeverisjeve sepse ky model ka dështuar. Modeli tjetër i qeverisjes që duhet të mendojë për ekonominë, mirëqenien, gjyqësorin, arsimin apo qeverisjen e mirë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i PSD-së thënë se prej një viti ka propozuar një bllok opozitar LDK-PSD-VV që do të përfshinin edhe njerëz që nuk janë sot në politikë.
“Ky koalicion do të vendoste përfundimisht PDK-në në opozitë, por vazhdimisht është hedhur baltë mbi PSD”.
Sejdiu thotë se vota e qytetarit më nuk do të jetë votë tifozësh por votë e bazuar në programe elektorale./Telegrafi/