Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu, ka thënë se janë duke përpiluar Kodin Pensional.
Sejdiu në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se ka takuar grupet e interesit që lidhen me këtë çështje.
“Gjatë javës së kaluar, Komisioni Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social, ka takuar palët e interesuara për të dëgjuar idetë, këshillat dhe sugjerimet e këtyre palëve në lidhje me hartimin e Kodit Pensional”, ka shkruar Sejdiu, përcjell Telegrafi.
Shkrimi i plotë i Sejdiut
Gjatë javës së kaluar, Komisioni Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social, ka takuar palët e interesuara për të dëgjuar idetë, këshillat dhe sugjerimet e këtyre palëve në lidhje me hartimin e Kodit Pensional.
Jemi takuar me përfaqësues te Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve; me Shoqatën Lidhja e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës; me drejtorin e Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, z Bahri Xhaferi; si dhe me Drejtoren e Departamentit të familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës, znj. Sanije Rexha.
Javëve në vazhdim do t’i takojmë të gjitha palët e tjera të interesuara, organizatat e shoqërisë civile dhe deri në muajin korrik do ta përfundojmë hartimin e raportit, i cili pasqyron konkluzionet e dala nga takimet e Komisionit, evidentimin e sfidave dhe rekomandimet e marra nga grupet e interesit. /Telegrafi/