Site icon Telegrafi

Sejdiu i zhgënjyer nga disfata prej Hysit

Trepça’89 ka dominuar në pjesën e parë, por nuk i ka shfrytëzuar dy raste ideale nëpërmjet Idrizit e Fekës, ndërkohë që vazhdimi i lojës në tërësi i ka takuar Hysit, skuadër që po dëshmon se mund ta mposhtë çdo rival në futbollin kosovar.

“Jam i zhgënjyer me lojën e treguar dhe paraqitjen e disa futbollistëve. Kjo humbje tregon gjendjen reale dhe defektet në klubin tonë, dhe me këtë lojë nuk besoj se mund të luftojmë për titull të kampionit”, tha për Zërin i zhgënjyer kryetrajneri i Trepçës’89, Gani Sejdiu. /Telegrafi/ 

Exit mobile version