Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, përmes rrjetit social ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Sejdiu ka njoftuar se tashmë ndjehet mirë duke paralajmëruar se së shpejti do t’i rikthehet aktiviteteve të përditshme.
Ish presidenti Sejdiu ditë më parë ka pasur problem shëndetësore në zemër, një sfidë kjo të cilën tashmë siç ka njoftuar ai, e ka tejkaluar.
Postimi i Sejdiut:
Të dashur miq,
Ju falënderoj të gjithëve për kujdesin dhe kurajon që më dhatë që të kapërcej këto ditë një sfidë te papritur shëndetësore. Tani ndjehem mirë dhe për pak kohë do t’u kthehem aktiviteteve të përditshme.
Me këtë rast falënderoj ekipin mjekësor të udhëhequr nga Dr. Besnik Kojcici për ekspertizën e treguar për shërimin tim.