Telegrafi

Sejdiu: Fitorja ndaj keqqeverisjes në Kosovë nuk mbërrihet me shpifje e nënçmime

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se fitorja ndaj keqqeverisjes në Kosovë nuk mbërrihet me shpifje e nënçmime, por me bashkëpunim e program.

Siç ka shkruar Sejdiu, për PSD-në, programi dhe rruga përpara për vendin është më e rëndësishme sesa inatet e tentimet për ta nënshtruar tjetrin.

“Koha e anatemimeve duhet të përfundojë. Në vend të saj duhet të nisë koha e zgjidhjeve të problemeve ekonomike e shoqërore. Për këtë duhet para se gjithash gatishmëria e guximi për bashkëpunim e koordinim. Ne si PSD i kemi të dyjat”, ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/