Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 u rikthye te fitorja pas tri ndeshjeve ku tuboi vetëm dy pikë.
Kjo ishte edhe fitorja e parë për trajnerin e rikthyer në klub, Gani Sejdiun.
Pas ndeshjes, Sejdiu ka deklaruar se fitorja ishte tejet e mundimshme por edhe e merituar.
“Një fitore e merituar me shumë mund, për më tepër që e liron skuadrën nga presioni psikologjik”, u shpreh Sejdiu.
Tutje Sejdiu deklaroi se pjesa e parë nuk i pëlqeu, por që futbollistët treguan karakter të madh.
“Nuk më pëlqeu pjesa e parë, pasi nuk kemi pasur qasjen e duhur në këtë pjesë loje. Ne duhet të kemi durim dhe të sillemi si një skuadër kampione. Ky është një faktor psikologjik që ne nuk duhet të gabojmë, sidomos në rastet e humbura para portierit dhe pasime e dyfishta”.
“Por, futbollistët treguan karakter dhe durim në fund dhe me plotë meritë e fituan ndeshjen”, deklaroi pas ndeshjes Gani Sejdiu.
89-shi mposhti 2-0 Lirinë falë golave nga Shpëtim Idrizi dhe Florent Hasani. /Telegrafi/