Telegrafi

Sejdiu: Epërsia është shumë e lartë, problem ta rikthejmë rezultatin ndaj Prishtinës

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu, ka pranuar se Prishtina e fitoi me meritë sfidën e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, kryeqytetasit shënuan tri herë në portën e skuadrës mysafire duke ia vështirësuar gjërat për ndeshjen e kthimit.

Drenica do të jetë nikoqire në sfidën e 17 qershorit që do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, mirëpo Sejdiu nuk pret që ekipi i tij të bëjë diçka më shumë.

Në prononcimin e tij për SuperSport pas ndeshjes, trajneri mysafir theksoi se rezultati 3-0 është shumë i lartë dhe të zgjedhurit e tij e kanë të vështirë ta përmbysin atë, pasi do të luajmë ndaj Prishtinës.

Lexo po ashtu Triumf bindës i Prishtinës ndaj Drenicës në ndeshjen e parë gjysmëfinale

Si pikë kyçe, Sejdiu e përmendi moskonvertimin e penalltisë në gol nga Hysen Hasani, gjë që pasoi me pranimin e golit të tretë. /Telegrafi/