Blerim Sejdiu, kryetari i Komunës së Zhelinës sot ka marrë edhe zyrtarisht mandatin. Sejdiu më 29 tetor fitoi betejën zgjedhore në konkurrim me kandidatin e BDI-së, Fatmir Izairi i cili kishte udhëhequr këtë komunë për dy mandate.
Kryetari aktual dhe ish-kryetari i Komunës së Zhelinë kanë dhënë dorën njëri tjetrit dhe i kanë uruar fat dhe në jetë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ish-kryetari Izairi i uroi punë të mbarë Sejdiut. Ndërsa Sejdiu i ka uruar suksese në jetë.
Sejdiu dhe Izairi patën takim kokë më kokë në zyrën e kryetarit të komunës, pa prezencën e mediave.
Përveç Sejdiut, çertifikata nga Komisioni Komunal Zgjedhor morën edhe 19 këshilltarët e zgjedhur në zgjedhjet e 15 tetorit. /Telegrafi/