Telegrafi

Sejdiu e nis me fitore punën te Vëllaznimi

Vëllaznimi i Gjakovës ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Vllaznia 2-0.

Dy skuadrat në pjesën e parë luajtën me kujdes të madh.

Rastet më të mira për vendasit ishin nga Maliqi dhe Livoreka por pa arritur të shënojnë gol.

Ndërkohë Dardan Rogova rrezikoi për Vëllaznimin por pa sukses.

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu e nisi mirë pjesën e dytë duke rrezikuar disa herë portën mysafire.

E golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi afrikan Henry Chibuse në minutën e 73-të.

Vëllaznimi nuk u ndal dhe vazhdoi sulmet edhe pas golit të epërsisë.

Goli i sigurisë për gjakovarët erdhi në minutën e 87-të kur realizoi super talenti Lekë Vula.

Deri në fund Vllaznia tentoi të shënonte së paku golin e nderit por rezultati mbeti 0-2 në të mirë të Vëllaznimit.

Vëllaznimi edhe pas kësaj fitore vazhdon të mbetet në pozitën e nëntë por tani shton gjasat për t’i ikur barazhit pasi ka grumbulluar 39 pikë.

Ndërkohë Vllaznia e Pozhoranit thuajse ka mbetur pa gjasa për të mbijetuar pasi zë pozitën e fundit me vetëm 14 pikë.

Vllaznia e Pozhoranit tanimë me gjasa minimale për të mbijetuar do të luaj javën e ardhshme të Flamurtari.

Ndërkohë Vllaznimi do të jetë nikoqir i Llapit në Gjakovë. /Telegrafi/