Burime brenda klubit nga Drenasi kanë treguar për Express së në opsion për ta marrë në dorë ekipin gjelbër e zi janë trajnerët Gani Sejdiu e Ramiz Krasniqi.
Gjithnjë sipas këtij burimi, trajnerët e lartpërmendur janë kontaktuar nga krerët e Ferronikelit dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vazhdim.
Siç dihet, Sejdiu e Krasniqi janë të lirë, kështu që njëri prej tyre mund të emërohet trajner i ri i klubit drenicas.
Ferronikeli gjendet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 8 pikë të grumbulluara nga 9 ndeshje të zhvilluara. Kjo e shtyri trajnerin Arbnor Morina që ta ofrojë dorëheqjen 24 orë më parë. /Express/Telegrafi/