Telegrafi

Sejdiu e Deda kërkojnë garanci që PAN-i do të vijë në seancën e 24 gushtit 

Korab Sejdiu nga AKR e Ilir Deda nga Alternativa kërkuan garanci që më 24 gusht e pranishme në seancë do të jetë edhe PAN-i.

Por, kryesuesi Adem Mikullovci tha se nuk mund ta garantojë pjesëmarrjen e PAN-it në seancë.

Lidhur me këtë reagoi përfaqësuesi i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai tha se nuk lejon që të tjerët të ‘shesin’ moral por kërkoi mbështetje për kërkesën e tyre që më 24 gusht të mbahet seancë.

Hoxhaj tha se të mbështetet mbajtja e seancës më 24 gusht, pastaj do të vërtetohet nëse do ta mbajnë fjalën ose jo. /Telegrafi/