Site icon Telegrafi

Sejdiu: Do të jemi protagonist në kampionat

Sipas Sejdiut ndeshja ndaj Lirisë nuk u tregua tërë potenciali që ka skuadra e tij sepse nga Trepça 89’ priten ndeshje shumë më të mira në edicionin pranveror.

“Unë mendoj se Trepça 89’ do të luftojë në dy garat, edhe pse mendoj se gjasat i kemi më të mira të fitojmë Kupën e Kosovës se kampionatin, mirëpo unë besoj shumë te skuadra ime ka forcë të luaj edhe në Superligë”.

“Jam i bindur se do të jemi protagonist dhe do të jemi në valle për titull të kampionit, edhe pse jemi -8 pikë nga lideri Ferronikeli që ka një super skuadër. Lehtë nuk do të jetë, por do të jemi aty” tha pas ndeshje Gani Sejdiu i cili edicionin e kaluar i fitoi të gjitha pikërisht me skuadrën nga Drenasi.
 

Exit mobile version