Ai ka treguar se kryetari i Trepçës, Nexhmedin Haxhiu, i ka premtuar se këto ditë do ta provojë në prova te skuadra e Besës së Kavajës. “Kontrata me Trepçën më ka përfunduar dhe tash jam lojtar i lirë. Nexhmedin Haxhiu më ka premtuar se do të më dërgoj shumë shpejt te skuadra e Besës, por të shohim çfarë do të ndodhë gjatë kësaj jave”, ka thënë Sejdiu.
Lidhur me ofertat nga skuadrat vendore Sejdiu është treguar i sinqertë duke treguar se nuk ka asnjë ofertë zyrtare. “Nuk kam marr asnjë ofertë zyrtare nga ndonjë skuadër. Ka pasur fjalë se Trepça ’89 është e interesuar për mua, por konkrete nuk ka. Njëherë përnjëherë jam i fokusuar për mundësinë që të angazhohem në Shqipëri. Nëse kjo nuk ndodh, do ta shikojë mundësinë të angazhohem në ndonjë skuadër vendore”, ka shtuar ai.
Sulmuesi Florent Sejdiu, përveç përvojës në futbollin kosovar, ka pasur rastin të luajë edhe në Finlandë për skuadrën e PK-35. /Epokaere/Telegrafi/