Indrit Cara, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, la Londrën, ku kish kohë që jetonte, dhe iu bashkua luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë.
Vendimin për dekorimin e Indrit Carës, presidenti Sejdiu e mori në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre.
Medalja “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari” u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kanë treguar trimëri dhe që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/