Në emisionin “Komitet Qendror” në RTV Dukagjini, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu ka folur për caktimin e datës dhe ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ai ka treguar nëse kishte arsye të veçantë pse u zgjodh pikërisht 17 shkurti i 2008-ës për të shpallur pavarësinë.
Sejdiu ka treguar se data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk është vendos në Ekipin e Unitetit por më vonë.
Ish-presidenti ka folur edhe për mënyrën e përzgjedhjes së flamurit të shtetit të Kosovës.
“Ka qenë një konkurs. Përzgjedhja e flamurit është bërë nga dy- tre persona dhe një pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare”, ka thënë Sejdiu, duke theksuar se pjesë e përzgjedhjes së flamurit përveç tij dhe ndërkombëtarëve ka qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, asokohe kryeministër./Telegrafi/