Site icon Telegrafi

Sejdiu: Buxheti është shpenzues dhe nuk krijon mirëqenie

Kuvendi i Kosovës e ka vazhduar seancën edhe të premten ku po bëhen diskutime për Buxhetin e vitit 2019, në shumë prej 2 miliardë e 80 milionë eurove, të paraqitur nga Qeveria e Kosovës.

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu tha se buxheti i për vitin 2019, është buxhet shpenzues dhe nuk krijon mirëqenie për qytetarët.

“Nuk ka takim, nuk ka seancë që ne nuk flasim për drejtësinë si prioritet për nevojën e këtij vendi që të kemi sundim të së drejtës, e kështu me radhë . Në fakt edhe dje ministri me ambasadorin e ri e theksoi rëndësinë e këtij sektori. Ta shohim a është bërë me këtë projektbuxhet prioritet i kësaj Qeverie. Kemi përafërsisht diku 75 milionë alokim të shpenzimeve për drejtësi, prej tyre diku rreth 23 milionë për Ministrinë e Drejtësisë, 23 milionë e gjysmë që në fakt 17 milionë janë të planifikuara për sistemin korrektues. A mjafton kjo për të shtyrë përpara një sektor që të gjithë ne po pajtohemi, pavarësisht pozitë apo opozitë që është prioritet”, tha Korab Sejdiu deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version