Telegrafi

Sejdiu: Bukoshi i ka keqpërdorur fondet e Qeverisë në Ekzil, Rugova më 1998 donte Qeveri tjetër (Video)

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdi,u ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të ish-kryeministrit – në ekzil – të Kosovës, Bujar Bukoshi, dhe Qeverisë së tij për keqpërdorim mjetesh dhe mos marrje të përgjegjësisë për shpenzimet që kishte LDK dhe presidenti Ibrahim Rugova.

Sipas tij, sjelljet e Bukoshit dhe Qeverisë së tij e kishin acaruar ish-presidentin Rugova deri në atë masë sa ai donte që pas zgjedhjeve të vitit 1998 të krijonte një Qeveri të re pa Bukoshin dhe Isa Mustafën.

“Fillimisht mandatar për atë Qeveri kam qenë unë, pastaj dikush nga Lëvizja e Rexhep Qosjes, por nuk pati unitet dhe nuk u krijua Qeveria e re”, ka thënë Sejdiu në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit. /Telegrafi/