Telegrafi

Sejdiu: Beteja duhet të vazhdojë me vendosjen e flamujve të shteteve prej nga vinë produktet

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu ka theksuar se mbrëmë i ka shkruar një mesazh rikujtues Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në lidhje më hyrjen ne fuqi të Ligjit për Konsumatorin ku parashihet vendosja e flamujve të origjinës të të gjitha produkteve.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Në fund të këtij muaji bëhen gjashtë muaj që kjo dispozitë të hyjë në fuqi. Beteja për barazi e dinjitet në marrëdhënie tregtare duhet të vazhdojë me vendosjen e një etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit, e pra edhe në produktet vendore, ka shkruar Sejdiu.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Sejdiut:

Mbrëmë i kam shkruar një mesazh rikujtues Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, në lidhje me hyrjen në fuqi të paragrafit 8 të Nenit 16 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili thotë se të gjithë shitësit janë të detyruar që origjinën e produktit ta tregojnë edhe përmes vendosjes së një etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit.

Në fund të këtij muaji bëhen gjashtë muaj që kjo dispozitë të hyjë në fuqi.

Beteja për barazi e dinjitet në marrëdhënie tregtare duhet të vazhdojë me vendosjen e një etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së produktit, e pra edhe në produktet vendore.

Duaje vendin tënd. Duaje tënden. /Telegrafi/