“Ai barazim ishte diçka normale, sepse në fund të fundit përballë kishim një ekip shumë të fort. Ky është veç fillimi. Unë kam besim te vetja ime por edhe te djelmoshat e mi. Ju garantoj, se nëse rastësisht filloj ta humbi besimin, largohem. Unë jam trajner dhe besoj, e assesi nuk dorëzohem lehtë”, tha për Arenën Sejdiu, ekipin e të cilit në fundjavën e ardhshme e pret një udhëtim i vështirë, pasi në kryeqytet do ta sfidojë kampioni në fuqi, Prishtina.
“Ne do të shkojmë duke u përmirësuar. Në Prishtinë shkojmë me disa mungesa, por megjithatë, atje synojmë një rezultat pozitiv. Përveç fitores, edhe barazimi do të na konvenonte në këtë fillim të kampionatit. Me optimizëm e pres këtë derbi”, theksoi trajneri i njohur në Kosovë. Pas dy xhirove, Trepça ’89 është e para në tabelë me katër pikë. /Tribuna/Telegrafi/