Site icon Telegrafi

Seibert: Forcat politike të përkrahin marrëveshjen

Qeveria e Gjermanisë e përgëzon marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit duke apeluar që forcat politike të të dyja vendeve duhet të përkrahin marrëveshjen e Prespës.

Sipas zëdhënësit e Qeverisë gjermane, Steffen Seibert, marrëveshja shfaqe optimizëm por edhe shqetësim për dhunën që u bë në Shkup për kundërshtimin e marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jemi të kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes. E përshëndesim këtë marrëveshje, dhe në të njëjtën kohë, ka arsye për shqetësim për protestat e dhunshme në Shkup kundër marrëveshjes. Qeveria e Gjermanisë u bën thirrje për qetësi për të gjithë pjesëmarrësit, deklaroi Seibert.

Për Qeverinë e Gjermanisë, kjo marrëveshje është marrëveshje për përparim të të dyja vendeve

Marrëveshje mund të heq pengesat e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritje e tregtisë dhe infrastrukturës, dhe të kontribuoj për stabilitetin rajonal. Jemi të bindur se nëse disa insistojnë në pozicione nacionaliste, ata i bëjnë dëm marrëveshjes dhe shumë njerëzve në rajon që duan stabilitet dhe prosperitet ekonomik. Kryeministrat e të dy shteteve, e bënë të mundur këtë kompromis, që mund t’i vendoset fund problemit që zgjati me dekada të tëra. Qeveria e Gjermanisë ju bën thirrje të gjitha partive politike të të dyja vendeve që të përkrahin këtë marrëveshje, deklaroi Seibert./Telegrafi/

Exit mobile version