Telegrafi

Sei vjen me tingujt e klarinetës dhe të shpirtit në CD-programin ‘Air 2016’

Klarinetisti i njohur mbarë shqiptar nga Peja, Sead Muqa –Sei këto ditë nxori në tregun e shitjes CD – Programin më të ri me nëntë melodi instrumentale.

Me programin ‘AIR 2016’, industrisë së muzikës i’u shtuan edhe një sërë instrumentalesh në ekzekutim të klarinetës, instrumentit të popullarizuar ndër ne.

Me dallim nga herët e shkuara klarinesti i njohur Sei, në përmbledhjen e fundit ka inkuadruar edhe zhanre dhe melos të huaj nga rajoni, duke thyer kështu kufijtë nacional muzikor.

Kryevepër e programit muzikor ‘AIR 2016’ pritet të jetë kënga e kthyer në instrumental, ‘Rrjedhë në këngë e ligjërime’ e të pavdekshmes Vaçe Zela, të cilës në muajin shtator do ti lansohet edhe videoklipi me pjesëmarrja edhe të korit profesional muzikor në krye me profesor, Memli Kelmendin.

Pos për instrumentalen ‘Rrjedhë në këngë e ligjërime’, Sead Muqa-Sei për këtë program instrumental, ka bashkëpunuar me Artan Rexhepin në studion e të cilit janë realizuar pjesët tjera të programit.

Programi ‘AIR 2016’ tashmë ndodhet në tregun e shitjes kudo në Kosovë e ndërsa shumë shpejt një tirazh i kufizuar do të dali në shitje në Evropë.