Site icon Telegrafi

Segmenti rrugor Demir Kapi – Smokvicë mund të shfrytëzohet nga dita e nesërme

Segmenti rrugor Demir Kapi – Smokvicë, që e përmbyll korridorin 10 në territorin e Maqedonisë, nga sot është lëshuar në shfrytëzim.

Segmenti i ri rrugor prej 28,2 kilometrave e shkurton për 25 minuta udhëtimin nëpër autoudhën “Miqësia”, ku pritet që të kalojnë rreth 730 mijë vetura në vit.

Gjithashtu, pritet që rruga të ndikon në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin më të madh rajonal, dhe integrimin e saj me tregun evropian.

Ky segment rrugor ka kushtuar 218 milionë euro në sferën e ndërtimit dhe 10 milionë euro në sferën e mbikëqyrjes.

Nga shifra e përgjithshme, 70 milionë euro janë donacion nga Bashkimi Evropian (BE), gjashtë milionë euro janë të buxhetit të shtetit, dhe pjesa tjetër nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). /Telegrafi/

*Foto Ilustrim

Exit mobile version