Ky vendim do të ndikoj tek lojërat e distribuara online në dyqanet e Apple, Google, Amazon dhe Samsung.
Sipas GeekyGadgets, kompania japoneze ende nuk ka njoftuar se cilat lojëra do të tërhiqen nga tregu, gjë që pritet të ndodhë në ditët vijuese.
Zyrtarët e kompanisë "Sega" kanë vlerësuar listën e lojërave të tyre online, dhe disa prej tyre janë konsideruar si të pa vlera sipas standardeve matëse të kompanisë.
Në rast se keni paguar për ndonjërën nga lojërat e "Sega", ju do të jeni ende në gjendje t’i luani ato, mirëpo të njejtat mund të mos jenë në dispozicion në sistemet e ardhshme operative.
Përderisa flitet për standarde, mund të konkludohet që kompania po provon ta rrisë kualitetin, duke e zvogëluar sasinë e listës së lojërave të saj që mund të luhen nga pajisjet mobile. (Telegrafi)