Duke ndjekur hapat e Nintendo dhe Sony, Sega ka bërë të ditur se mund të rikthejë konsolën e vet klasike, në një version të ri.
Planet e kompanisë janë bërë të ditura së fundmi, ndërsa raportojnë së në shtator do të lansohet Sega Genesis Mini me 40 lojë të instaluara brenda, përfshirë Castlevania: Bloodlines, ToeJam & Earl, si dhe Sonic the Hedgehog, transmeton Telegrafi.
Konsola që do të kushtojë 80 dollarë, ngjanë shumë me origjinalin e lansuar më 1980, do të jetë shumë më i tkurrur se versioni i mëparshëm, megjithëse do të vazhdo t’i ketë tri butonat klasike.
Lajmi që është bërë i ditur gjatë një aktiviteti teknologjik në Tokio të Japonisë, është konfirmua në llogarinë që Sega e ka në Twitter.
Deri më tani, është bërë e ditur se konsola që do të jetë në dispozicion prej 19 shtatorit, si dhe emrat e dhjetë prej 40 lojërave që do t’i përmbajë.
Me ta blerë këtë Sega të re, shfrytëzuesi do të jetë në gjendje ta përdorë sapo ta nxjerrë prej kutisë, ndërsa vjen bashke me kabllon HDMI dhe portin për mbushje USB. /Telegrafi/