“Jam optimist se do ta mposhti Lodin, do të stolisem me titullin e kampionit evropian dhe shumë shpejt do të jem kandidat për të luftuar edhe për titullin e botës”, ka thënë Seferi. Ky është meçi i parë i “Tajsonit Shqiptar” që nga 11 prilli, kur e pati mposhtur Gusmyr Perdomon nga Venezuela.
Meçi i sotëm zhvillohet në Hamburg dhe fillon rreth orës 22:00, ndërsa pritet edhe përkrahja e madhe e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Gjermani. /Tribuna/Telegrafi/