Sefer Seferi e ka bërë një punë të lehtë dhe të shpejt, duke e mposhtur hungarezin Laszlo Hubert, për ta fituar titullin vakant WBF Intercontinental, pasi kreu punë qysh në rundin e dytë në “Markthalle” të Zvicrës.
Rundi i parë ishte relativisht i mbyllur, me një avantazh të lehtë të Hubert, por Seferi shpërtheu në atë të dytë dhe shpejt e dërgoi në dysheme kundërshtarin me një goditje me të majtën.
Hubert e tejkaloi ‘pengesën e parë’, pas numërimit të referit Gerhaed Sigl, por shpejt përfundoi përsëri në tokë, raporton Zëri.
Ish kampioni i WBF International u ngrit përsëri në këmbët e tij, por nuk zgjati shumë para se Seferi ta përdorte të djathtën e fuqishme, për ta rrëzuar hungarezin për herë të tretë, duke bërë që lufta të mbyllej 1:20 minuta pa përfunduar rundi i dytë. Seferi i përmirësoi statistikat impresionuese prej 21 fitoresh nga po aq meçe.