Në rrugën drejt këtij qëllimi, Seferi do të ballafaqohet me hungarezin Tamas Lodi, i cili aktualisht është kampion evropian në këtë version. Meçi do të zhvillohet më 16 maj në Hamburg, ku Seferi pritet të ketë përkrahjen e madhe të publikut.
Për 36-vjeçarin nga Gostivari, por me nënshtetësi zvicerani, ky do të jetë meçi i 42-të në karrierën e tij si profesionit, ndërsa nga 41 luftërat e deritashme i ka fituar 35 prej tyre. I njohur me nofkën “Tajsoni Shqiptar”, Seferi titullin e WBO të Evropës e pati fituar në vitin 2010, ndërsa më vonë e pati mbrojtur edhe tri herë. /Tribuna/Telegrafi/