Nuri Seferi të premten më 20 dhjetor, zhvillon duelin e tij të parë pas mëse 13 muajve. Kundërshtari i tij do të jetë francezi, Steve Herelius një boksier me fitore ndaj konkurrentëve të rëndësishëm të peshës “cruiser”.
Herelius gjatë karrierës së tij ka mposhtur boksier të njohur si, Firat Arslan, Lubos Suda, Jean Marc Monrose, etj. Gjithsesi dueli do të jetë i rëndësishëm për karrierën e dy boksierëve, pasi që ata kërkojnë rastin që me 2014 të sfidojnë titullin e kampionit të botës.
“Jam përgatitur shumë mirë dhe do të kërkoj fitoren ndaj Herelius. Do të jetë një sfidë e madhe dhe e rëndësishme për mua, prandaj do të kërkoj fitore. Gjithçka ka shkuar sipas planit dhe besoj në triumfin tim”, tha Seferi për Kosova Boxing. Seferi prej sot do të jetë në Hamburg për të pritur përballjen. Dueli do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin sportiv Eurosport nga ora 21:00.
Seferi deri më tani ka 33 fitore e 6 humbje, kurse Herelius 22 fitore, 4 humbje dhe 1 barazim. /Sporti1/Telegrafi/