Telegrafi

Seferi: Boksierit serb nuk do t’i kryejë punë tatuazhi i Mlladiqit

Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Nuri Seferi sonte do të përballet me boksierin serb Dushan Krstin në Olten të Zvicrës.

Seferi ka postuar një fotografi të tij dhe boksierit serb,i cili në gjoks ka tatuazhin e kriminelit Ratko Mlladic, por boksieri shqiptar ka thënë se atij nuk do t’i kryejë punë tatuazhi i kriminelit.

“Duket që as Mlladici që ka në gjoks nuk do t’i kryejë punë të shtunën”, u shpreh Seferi