Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj priti në një takim zyrtarët e ICITAP-it nga Uashingtoni të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë, të udhëhequr nga zëvendës-ndihmës Drejtoresha e ICITAP-it për Evropë, Andria Simiq.
Në këtë takim u bisedua rreth kontributit dhe ndihmës së ICITAP-it dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndër vite dhe planet për të ardhmen.
Ministri Sefaj falënderoi zyrtarët nga Uashingtoni për ndihmën që ICITAP i jep Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencioneve të saj në vazhdimësi.
Gjithashtu ministri Sefaj kërkoj që të vazhdohet ndihma për ngritjen e kapaciteteve për zyrtarët e MPB-së nga ICITAP.