Site icon Telegrafi

Sefaj: Rasti i ministrit Gashi është në Prokurori, deputetët të mos përdorin terminologji folklorike

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, para deputetëve të Kosovës ka folur rreth rastit të gjuajtjes me armë nga ministri Dardan Gashi.

Sefaj i njoftoi deputetët se Policia e ka kryer detyrën dhe janë proceduar të gjitha veprimet e nevojshme.

Ai tha se lënda është në duart e Prokurorisë dhe në Kuvend nuk ka nevojë me u përdorë terminologji folklorike.

Ndryshe, deputetët janë duke diskutuar rreth rastit të gjuajtjes me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi.

Interpelanca po zhvillohet me kërkesë të Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version