Telegrafi

Seedorf: Donnarumma bëri gabim që u largua nga Milani

Clarence Seedorf mendon se Gianluigi Donnarumma ‘ka bërë një gabim’ duke lënë kuqezinjtë.

Është hera e parë që italiani Donnarumma po përballet me ish-klubin e tij që nga largimi si lojtar i lirë dhe është e drejtë të thuhet se ai nuk ka pasur periudhë aq të mirë në Paris.

“Donnarumma bëri një gabim duke u larguar nga Milani”.

“Një portier që është kaq i ri nuk ka nevojë të largohet kaq shpejt, ai ka një karrierë të gjatë përpara tij. Gigio ishte në shtëpi te Milani”, ka thënë Seddorf.

Milani po përballet me PSG në kuadër të ndeshjes së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/