Site icon Telegrafi

“Securicom”: Nuk kemi përfituar në mënyrë të paligjshme. Jemi kompani serioze në Maqedoni

Kompania “Securicom” e cila është përmendur sot në lidhje me kallëzimet penale ndaj dy personave, nga ana e Policisë Financiare.

Sipas tyre, informatat në media janë të pabaza, dhe se si kompani, në asnjë rast nuk kanë ndikuar në ndonjë tender, e as që kanë keqpërdorur pozitën që e kanë patur, për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

Kompania thotë se marrëveshjet e tyre kanë qenë publike, ndërsa për shumën e përmendur në media, “Securicom” thotë se ajo shumë është për një periudhë trevjeçare, nga ku janë paguar rroga dhe kontribute për 500 të punësuar.

Kompania thekson se ka punuar dhe do të punojë sipas ligjeve dhe në asnjë mënyrë nuk e keqpërdor pozitën e saj./Telegrafi/

Lexo po ashtu “Securicom”, kallëzime penale për dy persona në Maqedoni, përfituan paligjshëm rreth 11 milionë euro (Video)
Exit mobile version