Në shënim të festave të MARSIT, duke kujtuar përpjekjet shumëdimensionale për liri dhe barazi, të drejtë vote, protestat e grave punëtore gjithandej botes demokratike kundër diskriminimit gjinor, abuzimeve, të drejtat e grave emigrante dhe përpjekjet për vendimmarrje, Komuna e Pejës në bashkëpunim me Rrjetin e Grupit të Grave sot marshuan për barazi.
Marshi është karakterizuar me balonat e paqes që bartnin mesazhe të shumta për një botë të barabartë dhe paqësore i hapëruar nga shumë gra dhe vajza të cilat besojnë tek fuçia për të udhëhequr ndryshimin.
Pjesëmarrja e madhe e grave në marshim ka reflektuar më së miri vlerat e një shoqërie e cila investon në Barazi Gjinore, normë kjo e cila jo vetëm që synon në përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave por edhe transformimin pozitiv të mënyrës së të jetuarit të djemve dhe burrave në vendin tonë.
Marshi ka promovuar edhe gratë ndërmarrëse duke lobuar për barazi gjinore në punësim dhe paga si dhe ka reflektuar shumë faleminderime për mësuesen me mesazhet sikur: ”Ëndrra fillon me një mësuese”, si dhe “Dy janë nëpunëset e një shteti, nëna dhe mësuesja”.
Fuqizimi i gruas në sferën politike dhe ekonomike nuk është vetëm një derivat i njohjes së gruas në zgjedhjen e çështjeve globale por mbi të gjitha është shprehje e qartë dhe mirënjohje e pranimit të luftës së grave për liri, barazi dhe drejtësi.
E veçanta e tregimit për marshin e barazisë në Pejë është mobilizimi gjithandej i grave dhe vajzave në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e Lumbardhit duke qenë se rrjedha e Lumbardhit është vetë jeta e qytetareve të Pejës, e ardhmja e shumë brezave të rinj dhe potenciali më i pasur i zhvillimit ekonomik dhe turizmit në miqësi me natyrën.